BE-ja thotë se do të punojë me qeverinë e re për heqjen e masave

BE-ja thotë se do të punojë me qeverinë e re për heqjen e masave

Bashkimi Evropian është shprehur i gatshëm të punojë me autoritetet e Kosovës  drejt heqjes graduale të masave të vendosura ndaj Kosovës, por pasi të zgjidhen ato.

Në një përgjigje për KOHËN, zëdhënësja për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Yuliya Matsyk, ka thënë se Komisioni pret që Kosova të rikthehet në trajektoren e reformave të domosdoshme dhe të avancojë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë — dy kushte thelbësore për përparim drejt BE-së.

“Komisioni ka ndërmarrë hapat e parë për të hequr gradualisht masat në fuqi në maj 2025. Siç është thënë më herët, ne synojmë t’i heqim më tej këto masa. Ne e mirëpresim dorëzimin e qetë të administrimit lokal në 4 komunat veriore dhe presim që kryetarët e rinj të përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve… BE-ja është e gatshme të punojë me autoritetet e Kosovës sapo ato të zgjidhen dhe të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Ne presim që Kosova të rikthehet në rrugën e reformave të domosdoshme të lidhura me BE-në, për të mirën e popullsisë së saj dhe duke bërë përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në përgjigje./Periskopi/

Shpërndaje në: