BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut

BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut

Përfshirja e Miroslav Lajcakut në dosjen Epstein nuk e komprometon procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin ai e ka ndërmjetësuar për pesë vjet. Kështu vlerësojnë zyrtarët evropianë, duke insistuar se lidhjet e Lajcakut nuk kanë pasur ndikim në dialog.

“Kur bëhet fjalë për dialogun si të tillë, ai mbetet i paprekur nga zhvillime të tilla. Dialogu është një proces i qëndrueshëm që nga viti 2011, i cili është në pronësi të palëve dhe udhëhiqet nga Përfaqësuesi i Lartë. Gjithashtu, dialogu mbikeqyret vazhdimisht nga shtetet anëtare”, tha Anitta Hipper, zëdhënëse e BE-së.

Në dokumentet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, emri i Lajçakut përmendet qindra herë. Sipas këtyre dokumenteve, në komunikimet me Jeffrey Epstein – i dënuar për krime seksuale – Lajçak ka diskutuar një sërë temash, nga çështje gjeopolitike deri te ato personale, përfshirë edhe gratë dhe vajzat e reja që, sipas dokumenteve, Epstein i ofronte në pronat e tij për persona të fuqishëm nga skena amerikane dhe ndërkombëtare, raporton RTK.

Në një nga komunikimet, Lajçak shprehet se e pëlqen ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Lajçak fillimisht kishte mohuar se kishte pasur kontakte me Jeffrey Epstein, por më pas u detyrua të dorëhiqej nga posti i këshilltarit të kryeministrit sllovak, pasi dolën prova konkrete që dëshmonin të kundërtën.

Për më shumë se dy dekada, Miroslav Lajçak ka qenë i angazhuar në Ballkanin Perëndimor në emër të Bashkimit Evropian.

Procesin e dialogut Kosovë–Serbi e ka menaxhuar për pesë vjet, deri në fillim të vitit 2025. Jo rrallë është përballur me akuzua për njëanshmëri në proces.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Ushqimet që duhet t’i konsumoni dhe t’i shmangni gjatë verës

Temperaturat e nxehta të verës janë dërrmuese në shumë aspekte. Ushqimi është një prej tyre.…

Greqia pritet të njoftojë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pritet të njoftojë këtë të mërkurë një ndalim të aksesit në…

As në Prishtinë dhe as në Drenas, ​Lladrovci zbulon një lokacion të ri për stadiumin nacional

Debati për ndërtimin e stadiumit kombëtar të futbollit në Kosovë vazhdon të mbetet një nga…

Izraeli thotë se armëpushimi nuk përfshin Libanin

Izraeli mbështet vendimin e Donald Trump për të pezulluar sulmet kundër Iranit për dy javë,…

Rrahu gruan pasi e zgjoi fëmijën pa dashje nga gjumi, greku dënohet me 11 vjet burgim

Një rast i rëndë dhune në familje është ndëshkuar nga drejtësia në Selanik, ku një…

Nexhi nga Kosova e vë në pikëpyetje autenticitetin e pamjeve nga misioni Artemis II, i përgjigjet NASA

Një koment i bërë nga Nexhi Krasniqi, një qytetar nga Kosova, në një postim të…

Rüdiger i zhgënjyer: Ia dhuruam të dy golat Bayernit, mund të rikthehemi

Antonio Rüdiger nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së Real Madridit nga Bayern Munichu në…

Kaq është çmimi i derivateve për sot në Kosovë

1.89 euro do të jetë çmimi i një litre naftë në Kosovë për ditën e…