BE thotë se me 2026 nisin punimet të financuara nga ta për instalimin e filtrave në Kosova B
Bashkimi Evropian ka konfirmuar se instalimi i filtrave të rinj në Termocentralin “Kosova B” do të nisë në prill të vitit 2026, pasi janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për fillimin e projektit.
Siç thuhet në njoftim, Investimi, i financuar nga BE-ja, synon uljen e konsiderueshme të emetimeve të pluhurit dhe oksideve të azotit (NOx), duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në mbarë Kosovën dhe më gjerë në rajon.
Projekti konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës energjetike dhe mbrojtjes së mjedisit, përcjell Periskopi.
Bashkimi Evropian po ashtu ka thënë se mbeten partneri kryesor i Kosovës, me 3.7 miliardë euro investime që nga viti 1999.



