Beatrix Ramosaj donte t’i fryente buzët, vëllai e kërcënoi me “dajak”! (Video)
Shumë artiste viteve të fundit pëlqejnë që tu nënshtrohen briskut estetik, duke realizuar ndërhyrje të ndryshme në fytyrë, apo edhe duke i mbushur buzët, e që në fakt duket të ketë qenë edhe një prej dëshirave të bukuroshes Ramosaj.
Por, jo gjithçka bëhet e mundur dhe e realizuar në shtëpinë e saj pa miratimin e familjarëve.
Beatrix, ka treguar së fundmi në një intervistë të dhënë për “In TV”, se dikur pëlqente shumë që të fryente buzët, por që vëllau i saj, këngëtari Alban Ramosaj nuk e kishte lejuar.
Ndërkohë, ky i fundit i gjendur pranë saj, ka ndërhyrë menjëherë në intervistë duke cituar fjalët: “Ka dashur t’i fryejë buzët, por dajaku ka dalë prej xhenetit”, çka nënkupton se Albani do të merrte edhe masa nëse Beatrix do të ndërmerrte një gjë të tillë.



