Beatrix Ramosaj në lidhje me reperin e njohur?
Së fundmi qarkulloi në media, lajmi se këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj është në lidhje me reperin e famshëm, Escobars.
Megjithatë, kjo siç duket nuk është e vërtetë pasi dyshja kanë reaguar përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi net.
E para është vetë këngëtarja Ramosaj, që tha se është ende ‘single’, në foton e fundit të publikuar në Instastory. “E kam ndryshuar statusin e lidhjes nga single në single”, ka shkruar ajo. Kur më pas erdhi edhe reagimi i reperit. “Kur nuk kam qenë më i lirë se tani ndaloni me ato shkrime”, shprehet ai.
Vlen të ceket se Beatrix sapo ka lansuar këngën e re “Get High” me vëllaun e saj, Albanin e që është duke punuar në projekte të reja.





