Bebe Rexha e befasuar që Britney Spears ka kënduar këngën e saj
Britney Spears e G-Eazy interpretuan më 24 shtator “Me, Myself & I” në festivalin “iHeartRadio Music” në Las Vegas, dhe një gjë e tillë e ka shokuar Bebe Rexhën, e cila thekson që pothuajse ka qarë.
“Ishte një befasi. Nuk e dija, ishte shokuese. Gati sa s’plasa në vaj. Shkova në prapaskenë dhe e takova atë”, thotë Bebe në një intervistë për Billboard.
Kjo është intervista e Bebe Rexhës për këtë moment.
Pop ylli Britney Spears ka interpretuar këngën e Bebe Rexhës “Me, Myself & I” së bashku me G-Eazy në festivalin “iHeartRadio Music”, që ishte mbajtur më 24 shtator në Las Vegas.



