Bebe Rexha: Ne shqiptarët jemi si kuaj, mund t’i mbijetojmë çdo gjëje

Bebe Rexha: Ne shqiptarët jemi si kuaj, mund t’i mbijetojmë çdo gjëje

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka pasur jetë të mirë në aspektin e muzikës duke bërë që të marrë vëmendjen e opinionit mbarë botëror.

Por një ndihmesë të madhe i kishte dhënë “Neë Yorkes rose”, pasi po e njejta revistë e kishte ngritur Eminemin, Rihanën, G-Eazy etj.

Ajo për momentin është duke i kryesuar gjitha top listat muzikore në shtetin britanik, por hiti i saj i fundit me Florida ka bërë që për 28 javë rresht të qëndrojë në top listat e SHBA-ve.

Së fundmi, mediumi anglez “BBC” ka bërë një përmbledhje të këngëtarës shqiptare e cila ka pushtuar shoë bizin botëror.

Ashtu si Dua Lipa dhe Rita Ora, edhe Bebe është me prejardhe shqiptare, shkruan “BBC”, transmeton Periskopi.

Rita Ora, Dua Lipa and Bebe Rexha

“Ka njëfarë gjëje të çuditshme në ujin e atjeshmës”, qesh ajo. “Ne jemi shumë të fortë. Ne jemi sikur kuajt dhe mund të mbijetojmë në çfarëdo rrethane”.

Babai i saj, i cili quhet Flamur u zhvendos në SHBA në moshën 21 vjeçare dhe punoi punë të ndryshme për të mbështetur familjen.

Bebe Rexha

“Mami dhe babai punuan vërtet shumë, por nuk më lanë asnjëherë të kuptoj që nuk kishim para”, tha ylli shqiptaro-amerikan, raportoi “BBC”, transmeton Periskopi.

Megjithatë, atmosfera në shtëpinë e saj në Staten Island ishte shumë e rreptë, kujton ylli. “Muzika u pa si një gjë e keqe. Babai shpesh herë thoshte se të jesh muzikante është sikur të “posedosh një karrierë të djallit”.

Përkundër kundërshtimeve të babait të saj, lloji i muzikës Pop ishte bërë e  populluar tek refugjatët dhe të rinjtë.

Ajo ishte kritikuar edhe për tekstet e këngëve që kishim përmbajtje depresive dhe emocione negative, por pasi teksti kishte dalur në publik shumë mesazhe i kishin ardhur asaj se këngët kishin rezultuar në një zbutje të depresionit tek të rinjtë që vuanin nga kjo epidemi globale.

Për më tepër ajo angazhohet për të drejtat e grave në industrinë e muzikës.

Në anën tjetër ajo i pëlqen jashtë mase pizzat. Babai i Bebes u rrit duke bërë pizza në Nju Jork dhe natyrisht ajo ka një dashuri të veçantë për këtë temë.

A pizza, yesterday

“Një pizza e mirë duhet të jetë e thjeshtë”, thotë ajo, duke përkrahuar pizzën Margherita që e konsideron si mbretnesha e mbretërve./Periskopi/  

Shpërndaje në: