Bebe Rexha publikon mesazhet e futbollistit të martuar që po e ngacmon

Bebe Rexha publikon mesazhet e futbollistit të martuar që po e ngacmon

Bebe Rexha nuk e ka aspak problem që t’i publikojë mesazhet ngacmuese sidomos të personave të cilët  janë të famshëm  dhe  të martuar.

I tillë është rasti i një sportisti të njohur, që Bebe thotë se vazhdon ta ngacmojë pavarësisht se ka familje.

Ajo publikoi në InstaStory një mesazh të një futbollistit të paidentifikuar dhe me pak fjalë do që ai mos ta bezdisë më.

Pas këmbënguljes së tij, ajo shkruan: “Je i martuar dhe ke tre fëmijë. Je një model i mirë dhe luaj sportin tënd dhe më lër të qetë”.

Po ashtu ajo ka kërkuar falje për shkak të shprehjeve mirëpo ashtu ndjehet.

Shpërndaje në: