Bebe Rexha shfaqet shumë e nxehtë në klipin e ri (Video)
Pak ditë para se ta publikojë të plotë këtë projekt në YouTube, këngëtarja shqiptare vendosi që të ndajë me fansat një nga skenat e klipit.
Ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram disa imazhe, ku shihet se do të shfaqet mjaft seksi në klipin e këngës së re.
Edhe kësaj here ajo ia ka besuar gjithë produksionin e këngës vetvetes, duke depërtuar kështu në tregun amerikan si një nga kantautoret e reja më të fuqishme.



