Beckham e kërkon Ronaldon në ekipin e Inter Miamit
Goal.com raporton se David Beckham po shpreson ta sjellë Cristiano Ronaldon në Inter Miami kur ky ekip të futet në Major League Soccer, transmeton Periskopi.
Ekipi i pronësuar nga Beckhami do t’i bashkohet MLS-së në vitin 2020, dhe ish reprezentuesi i kombëtares angleze do të kërkojë transferime të majme për ekipin e tij në mënyrë që të fitojë popullaritet.
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo do të bëhet 35 vjeçar në vitin 2020 dhe do ta ketë veç një vit kontratë të mbetur me Juventusin, dhe mësohet se është në majë të listës së dëshirave për Beckhamin. /Periskopi



