Bedri Hamza prezanton këngën e fushatës “We Rise Together”, të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (Video)
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar sot këngën zyrtare të fushatës së PDK-së, të titulluar “We Rise Together”, një projekt krejtësisht inovativ që manifeston përdorimin e të Inteligjencës Artificiale në krijimin e një materiali zyrtar elektoral në Kosovë.
Hamza tha se kënga përfaqëson frymën e fushatës: bashkim, energji dhe ecje përpara, në përputhje të plotë me sloganin “Bashkë. Përpara.”
Sipas tij, përfshirja e teknologjive të reja në komunikimin politik është shenjë e vizionit modern të PDK-së dhe e përkushtimit për ta çuar vendin drejt inovacionit dhe zhvillimit.
Kryetari i PDK-së e shoqëroi publikimin me këtë mesazh:
“‘We Rise Together” është kënga jonë e fushatës. Sepse po, ne ngrihemi bashkë dhe vetëm së bashku ecim përpara. Kjo këngë është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, si dëshmi e vizionit dhe përkushtimit tonë për ta përqafuar inovacionin dhe të ardhmen e Kosovës. Ju ftoj ta dëgjoni, ta shpërndani dhe ta përfshini në materialet tuaja digjitale! Bashkë. Përpara. #PDK130”, ka shkruar Hamza.
Link:https://www.facebook.com/share/v/17mSHmmC5S/?mibextid=wwXIfr



