Bedri Hamza viziton shtabin e degës së PDK-së në Lipjan, Buja: Fitorja është e jona
Një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, vizitoi sot degën e PDK-së në Lipjan, aty ku në krye me Shukri Bujën po bëhen përgatitjet finale për ditën e nesërme.
Buja përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh i lumtur dhe mirënjohës me përkrahjen e Hamzës, duke thënë se është shembull i udhëheqjes, që i jep forcë PDK-së dhe besim qytetarëve.
“Sonte, në Shtabin e Degës së PDK-së në Lipjan, patëm nderin të mirëpresim Bedri Hamzën, njërin nga shtyllat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për Kryeministër në zgjedhjet e fundit. Me përvojën, integritetin dhe vizionin e tij shtetformues, Bedri Hamza është shembulli i udhëheqjes që i jep forcë PDK-së dhe besim qytetarëve.Fitorja është e jona!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



