Befasi befasi, Liga e Kampionëve ndryshon orarin e ndeshjeve
Pjesëmarrëse do të jenë 4 skuadra italiane dhe jo 3 sa janë aktualisht. Së dyti, dy ndeshje të fazës së grupeve do të luhen në orën 19:00, ndërsa të tjerat si gjithmonë në 20:45, shkruan Albeu.
Një ndryshim i tillë i orarit bëhet për faktin se shumë tifozë kërkojnë të shohin sa më shumë ndeshje të Champions League dhe shpërndarja e fundit e orareve të sfidave u jep atyre mundësinë për të përmbushur dëshirën e tyre.



