Befasi e madhe, Crystal Palace shokon Chelsean në “the Bridge”
Vendasit filluan takimin për mrekulli duke kaluar në epërsi përmes Cesc Fabregasit, i cili shënoi në minutën e 5-të pas asistimit nga Hazard, raporton Koha.net.
Por, mysafirët barazuan shifrat vetëm pas katër minutave, kur Zaha shënoi pas asistimit nga Benteke.
Në minutën e 11-të Crystal Palace shënoi golin e epërsisë përmes Bentekes, për të cili asistoi Zaha.
Përkundër humbjes Chelsea mbetet lider me 69 pikë, kurse Crystal Palace e vazhdon luftën për mbijetesë në vendin e 16 me 31 pikë.



