Befasi e madhe, tifozat ‘Kuq e zi’ bojkotojnë Kombëtaren
Ata ishin ndaluar në kufirini shqiptarë, ku iu ndalua të kalonin pa asnjë shpjegim, shkruan lajmpress.
Kreu i këtij grupi Omer Bunjaku ka bërë një postim në facebookun e tij, ku ka shkruar:
“Për ne ky vendim Komunizëm ‘demokratik’. Si në kohën e xhaxhit kur ishin kufijtë e mbyllur”.
I pyetur nga “Lajm” se ku e kanë ndjekur ndeshjen ai ka thënë: “Pasi nuk na është lejuar të hyjmë në Shqipëri u kthyem në Shkup dhe ndeshjen e ndoqëm në një lokal ku tubohet i tërë grupi”, tha Bunjaku.
“Nuk më dëshpëroi humbja, por më shumë më dëshpëroi vendimi i Dukës, që nuk na lë të hyjmë në Shqipëri. Ishim 70 tifozë me bileta. E përsëris ky është vendim komunist. Për lojën duhet të ketë përgjegjësi kryetari i FSHF-së, Armando Duka, i cili e kishte lënë stadiumin të boshatisur”, ka shtuar ai.
Bunjaku ka thënë se do ta bojkotojnë Kombëtaren. “Po, ne si grup do ta bojkotojmë deri në fund të këtyre ndeshjeve eliminatore për Kupën e botës 2018 në Rusi”, deklaroi kreu i “Shvercerave”, Omer Bunjaku.



