Befasi: Liria e Prizrenit emëron trajner italianin që ka drejtuar ekipin e njohur italian
Italiani Alberto Vincenzo Anesse është trajner i ri i skuadrës prizrenase, Liria.
Liria ka bërë edhe ndryshimin e dytë në shtabin teknik, pasi sot ka zyrtarizuar trajnerin e ri.
Në fillim të sezonit skuadrën e mori Bedredin Gjinali, pastaj skuadra iu besua përkohësisht Gëzim Hasit, ndërsa tani kanë zyrtarizuar italianin Anesse.
Lajmi është bërë publik nga vet skuadra prizrenase me anë të një postimi në profilin e tyre zyrtar në Facebook.
Annese del se ka faqe anglisht në Wikipedia, një domethënës për mbërritjet e tij. Nga të dhënat në faqe, del se ai ka menaxhuar skuadrën e njohur italiane që dikur bënte pjesë në Serie A, Foggia.



