Befasohet Franca, Luksemburgu bën histori (Video)

Befasohet Franca, Luksemburgu bën histori (Video)

Franca në mënyrë shokuese është ndalur nga Luksemburgu në Stade de France. Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

Kombëtarja e Francës për plot me yje të shtrenjta nuk arriti të thyejë mbrojtjen e Luksemburgut.

Mysafirët u bënë ballë sulmeve të parreshtura në drejtim të tyre, ku janë regjistruar gjithsej 31 goditje nga francezët.

Madje, posedimi i topit për Francën në këtë takim ishte plot 74 për qind, por as kjo nuk mjaftoi që vendasit t’i arkëtojnë ato që u menduan se do të jenë tri pikë të lehta të radhës.

Pas këtij barazimi tronditës, Franca ka 17 pikë, një pikë më shumë se Suedia në vendin e dytë dhe katër pikë më shumë se Holanda në vendin e tretë dhe kështu Les Bleus lënë mundësinë e hapur në Grupin A të kualifikimeve për Botërorin, Rusia 2018.

 

https://streamable.com/x9uva

 

 

Shpërndaje në: