Befason Balotelli: Unë kurrë nuk mendoj për të ardhmen

Befason Balotelli: Unë kurrë nuk mendoj për të ardhmen

Mario Balotelli nuk e dinë se ku do të vazhdojë karrierën

Sulmuesi italian kaloi dy sezone fantastike me Nice duke shënuar 33 gola në Ligue 1, ndërsa për të kanë shprehur intereisim disa klube italiane, shkruan Periskopi.

“Unë kurrë nuk mendoj për të ardhmen. Nuk dua të mendoj shumë larg,” ka thënë Balotelli.

“Dua që të koncentrohem se çka do të ndodhë në javen e ardhshme. Më pas do të mendoj përsëri për javen tjetër që do të vjen.

“Të jem i sinqert, unë nuk di asgjë për të ardhmen time.

“Unë gjithmonë luaj në skuadra ku ka shumë yje. Unë mendoj se është mirë të jesh yll i skuadrës, por për mua kjo nuk ka rëndësi më,” përfundoi sulmuesi italian./Periskopi/

Shpërndaje në: