Befason Cima, shikoni çka bën për gruan e tij Shukrinë (Foto)
Ai bashkë me Adelinën e djalin Artanin e bëjnë me lot gruan përkatësisht të ëmën Humoristi i njohur Rasim Thaçi- Cima shpesh flet për bashkëshorten e tij Shukrinë, ndonëse nuk e ekspozon atë shumë në media.
Ajo këto ditë ka festuar ditëlindjen, mirëpo si për çdo artist edhe për Cimën fundviti është shumë i zënë me xhirime e projekte, shkruan rtv21.tv
Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar atë që të bëjë një surprizë për më të dashurën e tij. Bashkë me vajzën Adelinën e djalin Artanin kanë organizuar një aheng për Shurkijen.
Të pranishëm ishin edhe njërëz të tjerë si dhëndri Bardhyl Meta, mbesat e miqtë.
“Një befasi për bashkëshorten time, edhe pse me vonesë shkaku i xhirimeve , por ja vlejti”, ka shkruar Cima poshtë videos së postuar në Instagram. Ndërsa më të vërtet shihet se kjo befasi ia ka vlejtur pasi që gruaja e tij ka shpërthyer në lot gëzimi.
https://www.instagram.com/p/Bcsbg0cDCCM/?taken-by=rasim_thaci_cima



