Befason Iniesta: Kjo skuadër do ta fitojë Ligën e Kampionëve
Këtë, 32-vjeçari e thotë para sfidës së sotme që skuadra e tij e zhvillon ndaj Cityt në garën më prestigjioze europiane të klubeve të futbollit.
“Jam i sigurtë se City do ta fitojë Ligën e Kampionëve me Pep. Vetëm shpresoj që kjo mos të ndodh në këtë sezon”, deklaroi Iniesta.
“Këtë sezon, dua të shijojë fitoren në Ligën e Kampionëve. Nuk do të jetë e lehtë, por kjo është ambicia. Duam të fitojmë të gjithë trofetë. Përsëritja e tripletës do të ishte e veçantë. Këtë e kemi në mendje”, shtoi ai. /Periskopi.com



