Befason Kosova, mposht Maqedoninë në parakualifikimet për botërorin “Kina 2019”
Kosova ka shënuar fitore e parë në kuadër të parakualifikimeve të botërorit të basketbollit Kina “2019”.
Basketbollistët tanë kanë triumfuar kundër Maqedonisë me rezultat 72:68.
Djemtë e përfaqësueses së Kosovës si kurrë më parë treguan një lojë të bukur dhe me këtë rast kënaqën shikuesit e pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Basketbollistët tanë me një lojë agresive në mbrojtje dhe efikasitet në sulm, çerekun e parë e kanë përfunduar në epërsi prej 12 pikëve, përkatësisht 23:11.
Edhe në dhjetë minutshin e dytë ‘Dardanët’ treguan lojë të mirë ku edhe arritën edhe epërsinë më të lartë prej 20 pikëve, 40:20.
Në pjesën e dytë maqedonasit treguan lojë më të mirë në pjesën e dytë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të përmbysur epërsinë tonë.
Çereku i tretë i takoi mysafirëve të cilët triumfuan në saje të rezultat 23:15, gjegjësisht rezultati në semafor tregonte 63: 35.
Pjesa përfundimtare e dhjetë minutshit të fundit ishte dramatik pasi që maqedonasit zvogëluan epërsinë në dy pikë, por “Dardanët” nuk u dorëzuan dhe triumfuan me rezultat 72:68.
Pas këtij takimi, Kosova do të udhëtojë për në Tallin, ku do të takohet me vendasit e Estonisë.



