Befason Leo Messi, ja çfarë thotë për suksesin e Cristiano Ronaldos
Cristiano Ronaldo arriti të fitojë Ligën e Kampionëve si dhe La Ligan me skuadrën e Real Madridit, në sezonin që sapo përfundoi.
Për këtë ka folur ikona e Barcelonës, Leo Messi i cili tha se është shumë i impresionuar me suksesin e Ronaldos, transmeton Periskopi.

“Rivaliteti mes nesh është diçka më shumë e shpikur nga mediat se sa nga ne,” tha Messi për Tencent Sports.
“Ai është futbollist fenomenal, i cili ka shumë kualitete të cilat i tregon vit pas viti dhe kjo tregon pse ai është një nga më të mirët në botë”, përfundoi Messi. /Periskopi



