Befason Manchester United, fiton ndaj Bournemouth (Video)

Befason Manchester United, fiton ndaj Bournemouth (Video)

Manchester United ka arritur të rrëmbejë tre pikë të arta në Vitality Stadium, ndaj Bournemouth.

Ekipi vendas u njoftua me humbjen pas pesë ndeshjeve në shtëpi.

Ndeshjen e filloi furishëm ekipi i Howe, që shënoi vetëm pas 11 minutave me Callum Wilson, lojtarin më në formë për momentin tek Bournemouth.

https://www.youtube.com/watch?v=ZPUA2sqwPVc

Rastet nuk munguan për vendasit, derisa ekipi i Mourinhos nuk ishte ndonjë ide se si të krijonte një aksion të vetëm.

Por kur nuk shënon, pëson. Pas një pasimi maestral të Alexis Sanchez për Martial, ky i fundit baraspeshoi gjërat në fund të pjesës së parë.

https://www.youtube.com/watch?v=OKo_r4AckfM

Fraksioni i dytë solli ndeshje të bukur dhe me raste nga të dyja ekipet, por që në fund mbrojtësi Nathan Ake bëri një lëshim, ku këtë gabim e shfrytëzoi zëvëndësuesi Rashford, që i dha fitoren ‘Djajve të Kuq’.

https://www.youtube.com/watch?v=UcptDCt5trc

Tash United ngjitet në pozitën e shtatë me 20 pikë, kurse aq pikë ka edhe Bournemouth që për shkak të golaverazhit gjendet një pozit më lartë./Periskopi/

Shpërndaje në: