Befason Mourinho: Do isha i lumtur nëse ky superyll do të largohej (Foto)
Portugezi thotë se do të ishte i lumtur nëse sulmuesi Zlatan Ibrahimovic do të qëndronte në Old Trafford edhe për një sezon.
Por, të njëjtën gjë e thotë edhe për opsionin e kundërt të suedezit, largimin.
“Jam i qetë dhe po pres vendimin,” tha Mourinho.
“Nëse vendimi është që ai të qëndrojë dhe nëse është i lumtur me këtë, ne do të ishim të ngazëllyer”.
“Nëse vendimi është të largohet dhe të provojë sfidë tjetër, gjithashtu do të isha i lumtur për të. Ai është [pjesë e rëndësishme e suksesit tonë këtë sezon], por mirëqenia njerëzore është më e rëndësishme se lojtari dhe skuadra”, përfundoi Mourinho. /Periskopi.com




