Befason Tyson: As Fury e as Wilder, ky duhet të jetë kundërshtari i radhës për Joshuan
Legjenda e boksit, Mike Tyson ka folur për kundërshtarin e radhës së kampionit të ri në boks, Anthony Joshuas, transmeton Periskopi.
Anthony Joshua pushtoi botën e boksit pasi mposhti boksierin ukrainas Wladimir Klitschko para 90,000 mijë tifozëve që ishin të pranishëm në Wembley Stadium.
Sipas Tysonit kundërshtari i radhës duhet të jetë kubanezi, Mike Perez.
“Joshua është një boksier shumë i fortë dhe me atë që bëri të shtunën, të gjithë duan ta shohin përsëri në ring”, deklaroi Tyson.
“Kundërshtari i tij i ri duhet të jetë Mike Perez. Do të ishte një ndeshje fenomenale sepse ai ka nevojë për një kundërshtar që lufton shumë”, shtoi Tyson.
Boksieri nga Kuba deri më tani ka zhvilluar 24 meçe prej të cilave ka 21 fitore, dy humbje dhe një barazim. /Periskopi/




