Befason ylli i Real Madridit, ja kë ka zgjedhur në momentet e fundit (Foto)
Sulmuesi i Real Madridit ka vendosur t’i bashkohet Manchester Unitedit këtë verë, sipas raporteve të fundit.
Televizioni spanjoll Deportes Cuatro ka pohuar se 24 vjeçari beson shumë në Jose Mourinhon, i cili i ka dhënë debutimin atij në dhjetor të 2010.
Spanjolli tani është gati të lëviz drejt Old Trafford këtë verë, transmeton Periskopi.

Morata gjithashtu është i dëshiruar nga AC Milan, por sulmuesi nuk është i interesuar në një ndërrim në San Siro, pasi nuk dëshiron t’iu bashkohet rivalëve të Juventusit. /Periskopi



