Bëhet horë çika e presidentit Trump me prezencën e saj në samitin e G20 (Foto)

Bëhet horë çika e presidentit Trump me prezencën e saj në samitin e G20 (Foto)

E bija e presidentit aktual të ShBA-ve, Donald Trump, Ivanka, ishte e pranishme në takimin e përvitshëm të G20-s në Japoni në këtë vikend.

Ajo e kaloi kohën duke folur, apo nëse videot duhen besuar, duke provuar që të fliste me zyrtarët e vendeve të globit.

Kjo prodhoi një klip veçanërisht të mirë ku ajo duket krejt e paaftë që të kontribuojë ndonjë gjë në bisedën me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministren britanike Theresa May, kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe drejtoreshën e FMN-së Christine Lagarde.

VIDEO

Në paraqitjen e saj në këtë samit, Ivanka duket në shumë vende ku nuk duhet të jetë. Kështu u krijua ‘hashtagu’ #UnwantedIvanka [E padashura Ivanka] e filluar nga shkrimtarja Erin Gloria Ryan.

“Arsyeja pse e fillova këtë hashtag ishte se prania e saj në ato bisedime të larta diplomatike më dukej turpëruese, qesharake dhe e rrezikshme,” postoi ajo.

Më poshtë i keni disa prej memeve përqeshëse ndaj zonjës Ivanka Trump:

Shpërndaje në: