Bëhet për spital stërmbesa e Skënderbeut

Bëhet për spital stërmbesa e Skënderbeut

Sophie Castriota u bë e njohur pak kohë më parë për publikun.

Emri i saj u bë i njohur në vitin 2016 kur u kuptua se ajo ishte stërmbesa e heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, transmeton Gazeta Express.

Por, që nga dje Sophie duket se nuk është mirë me shëndet. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa imazheve që ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory, ku shihet se ajo është e shtrirë në spital.

Sophie nuk ka treguar se nga çfarë është sëmurë, megjithatë ajo duket se është mërzitur nga qëndrimi në spital dhe kërkon të kthehet në shtëpi.

Kujtojmë se Sophie gjithashtu ka qenë shumë e komentuar në mediet rozë për shkak të një lidhje të mundshme me reperin e njohur Skivi./Gazeta Express/

 

Shpërndaje në: