Bëhet publike se si Messi ishte shumë afër transferimit tek gjiganti italian
Interi ishte i gatshëm të paguajë klauzolën e Leo Messit në vitin 2006, por Barcelona kishte vendosur që ta mbaj talentin e saj të rrallë.
Ish presidenti i Barcës, Juan Laporta ka treguar për The Guardian se kur Messi ishte afër të largohet nga Camp Nou: “Ishte viti 2006 kur Interi bëri ofertë. Ata ishin gati të paguanin klauzolën prej 150 milionë, por isha i sigurtë se nuk largohet shkaku se babai i tij, Jorge më kishte siguruar për këtë”, transmeton Periskopi.
Messi gjatë karrierës së tij për Barcelonën ka shënuar 507 gola në 583 paraqitje. /Periskopi



