Bëhet virale video e Getafes duke festuar fitoren historike ndaj Real Madridit
Lojtarët e Getafes kanë festuar maksimalisht në zhveshtoret e tyre fitoren e madhe në udhëtim te Real Madridit të hënën mbrëma dhe video e festës së tyre është bërë virale tashmë në rrjetet sociale.
Getafe arriti një fitore të madhe duke mposhtur Real Madridin me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 26-të të La Ligës. Vizitorët triumfuan në Santiago Bernabeu me një gol nga Martin Satriano në minutën e 39-të.
Gabimi e la Real Madridin në kuotën e 60 pikëve, katër pikë pas liderëve të Barcelonës, ndërsa Getafe u ngjit në vendin e 11-të me 32 pikë.
They’re crazy, but they’re MY CRAZY ONES.
— Getafe C.F. English (@GetafeCFen) March 2, 2026
Barcelona shfrytëzoi pengesat e Realit dhe mori kryesimin e tabelës me fitoret ndaj Levantes (3-0) dhe Villarrealit (4-1). Kjo është humbja e dytë radhazi e Realit në kampionat, pasi humbi ndaj Osasunës 2-1 në Pamplona në xhiron paraprake.
Këto të dhëna tregojnë gjithashtu se sa të mëdha janë surprizat: fitorja e parë e Osasunës ndaj Realit që nga viti 2011, pas së cilës Getafe fitoi në ‘Bernabeu’ pas 18 vitesh, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Ekipi nga periferia e Madridit festoi fitoren e tyre historike me tërbim në stadiumin legjendar të qytetit.
Festa filloi në fushë, por hiti më i madh ishte videoja e lojtarëve të Getafes duke festuar në dhomën e zhveshjes së Bernabeut.
Lojtarët u ngjitën në një tavolinë me pije dhe një altoparlant të madh dhe kërcyen./Periskopi



