Behrami afër kalimit tek klubi i njohur
Valon Behrami duket se po zhvillon stinorin e tij të fundit në kampionatin anglez.
Por ai duket se do të largohet në fund të stinorit pasi ka oferta të mira për të.
Është skuadra e njohur italiane, Udinese që kërkon rikthimin e Behramit në Serie A.
Kujtojmë që Udinese dhe Watford menaxhohen nga një pronar, pasi janë në pronësi nga familja Pozo.
Ky transferim sipas medieve italiane është tejet i mundshëm, pasi familja Pozo kërkon që ta rikthejë Udinesen në garat evropiane.
Përpos bardhezinjve, interesim për mitrovicasin ka shfaqur edhe ekipi i njohur zviceran Sion.



