Behrami me djalin dhe vëllain e Hashim Thaçit: I përballuan padrejtësitë me shumë dinjitet
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka takuar djalin dhe vëllain e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Behrami ka qëndruar vazhdimisht afër tyre në luftimin e padrejtësive të Gjykatës Speciale.
“Në pesë vitet e fundit, familja e Presidentit Thaçi u është përballur të gjitha padrejtësive të Gjykatës Speciale me shumë dinjitet”, ka shkruar Behrami.
Sipas Behramit, të qenët bashkëpunëtor i Presidentit Thaçi dhe mik i familjes së tij është nderi i tij më i madh jetësor.
Postimi i plotë:



