Shokon Behrami: Nuk do e zgjedhja Kosovën në asnjë mënyrë

Shokon Behrami: Nuk do e zgjedhja Kosovën në asnjë mënyrë

31-vjeçari bashkë me shokët e tij shqiptarë që luajnë për Zvicrën ishin përfolur muaj më parë se ndoshta do të mund të vinin të luanin për Kosovën.

Por FIFA sqaroi javë më parë se futbollistët që janë grumbulluar në Europianin e këtij viti nuk mund të ndërrojnë Përfaqësuese.

Behrami shkon tutje, ku thotë se nuk do ta zgjedhte Kosovën edhe po t’i lejohej një gjë e tillë, pasi sipas tij, një vendim i tillë do të ishte mosrespekt për Zvicrën.

“Kishte shumë spekulime për mua se do të ndërroja përfaqësuese për të luajtur për Kosovën, mirëpo unë gjithmonë kam thënë se nuk do të tregoja mosrespekt ndaj Zvicrës”, ka thënë Behrami në një intervistë për “BBC Three Counties”. “Njerëzit kanë nënshkruar peticion për të më lënë mua të qëndroja në Zvicër dhe t’ia kthej shpinën Zvicrës tash pasi vendi im është stabilizuar është diçka që do të më vriste çdo ditë. Dua ta ndihmoj Kosovën, por jo në këtë mënyrë”, deklaroi Behrami. /Periskopi.com

Shpërndaje në: