Behrami: Vetëvendosje e ka ba nijet t’i fusin duart sërish në vota
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me nisjen e procesit të regjistrimit të votuesve nga diaspora, duke shprehur shqetësim për funksionimin e platformës zyrtare.
Sipas Behramit, procesi i regjistrimit është dashur të fillojë sot, por faqja që mundëson nisjen e procedurave ka qenë jashtë funksionit.
“Nëse ky proces fillon me ‘gabime teknike’, paramendoni se çka bën Martini me fletëvotime”, ka shkruar Behrami.
Ai ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka qëllim të ndërhyjë në procesin zgjedhor, duke deklaruar se “këta e kanë bërë nijet t’i fusin duart sërish në vota”.



