Bekim Gashi i LDK-së kërkon përkrahjen e qytetarëve të Hajvalisë: Dua të jem zëri juaj në Kuvendin e Prishtinës

Bekim Gashi i LDK-së kërkon përkrahjen e qytetarëve të Hajvalisë: Dua të jem zëri juaj në Kuvendin e Prishtinës

Në prag të zgjedhjeve lokale që mbahen të dielën në gjithë Kosovën, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Bekim Gashi, ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve të Hajvalisë, nga ku edhe vjen.

Gashi e përshkruan Hajvalinë si “shtëpi të përbashkët”, një vend ku zhvillohet jeta e përditshme e banorëve dhe ku ekziston potencial i madh për zhvillim, përkundër sfidave që përballen çdo ditë.

“E di sa shumë mundësi kemi, por edhe sa shumë kemi nevojë për dikë që e do këtë vend me zemër. Unë dua të jem ai zë në Kuvendin e Prishtinës, për ju dhe për Hajvalinë tonë,” shkruan ai në postimin e tij në rrjete sociale.

Ai bën thirrje për një angazhim të përbashkët që Hajvalia të shndërrohet në një zonë të zhvilluar dhe tërheqëse për të jetuar, duke premtuar përkushtim dhe përfaqësim të denjë në institucionet komunale.

Bekim Gashi i fton qytetarët që më 12 tetor të përkrahin:

✅ Lidhjen Demokratike të Kosovës

✅ Perparim Rama – nr. 113 (kandidat për kryetar të Prishtinës)

✅ Bekim Gashi – nr. 13 (kandidat për Asamblenë Komunale)

Shpërndaje në: