Bekim Gashi nga LDK në terren, bashkë me ekipet për pastrimin e borës në kryeqytet
Kandidati për Asamblenë Komunale nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bekim Gashi, ka bërë të ditur se është në terren duke monitoruar nga afër situatën pas reshjeve të borës që kanë përfshirë kryeqytetin.
“Në terren, duke monitoruar situatën nga afër me ekipet tona qe po kujdesen qe rrugët të jenë të kalueshme dhe të pastra nga bora. Në çdo lagje dhe fshat të kryeqytetit, puna vazhdon pa ndërprerje për të garantuar sigurinë dhe lëvizjen e banorëve. ❄️🚧 Ju lutem, banorët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes me veturë, veçanërisht në viset rurale,” ka shkruar Gashi.



