Bekim Isufi ‘godet’ Dritën: Transferimet e reja, nuk ka qenë preferencat e mia

Bekim Isufi ‘godet’ Dritën: Transferimet e reja, nuk ka qenë preferencat e mia

Ish-trajneri i Dritës, Bekim Isufi më në fund është shfaqur dhe ka treguar gjerë e gjatë për largimin e tij nga ‘Bardhekaltërit’.

Në emisionin ‘Arena Sportive’, Isufi ka komentuar edhe formën në të cilën po kalon Drita, transmeton Periskopi.

”Presioni për ta mbajtur kreun ndikon te lojtarët, pasi është presion i brendshëm. Ruga e gjatë deri në ndeshjen e fundit për kurorëzimin e titullit kampion, ndeshjet në Europë janë shenjë lodhje dhe duke e parë grupin prej 11-12 lojtarëve kompakt, mendoj që ka ndikim direkt në rezultatet e fillimit të Superligës”.

”Tjerë faktorë janë edhe mungesa e rotacioneve për të sjellur freski, nuk kemi pasur mundësi të bëjmë kalkulime”, tha Isufi.

I pyetur për largimet nga skuadra, ai tha: ”Drilona Musa ka qenë truri i ekipit, vertikalizimet e tij kanë qenë mahnitës. Kastriot Rexha e Astrit Fazliu nuk mund të zëvëndësohen. Duhet ta pranojmë që Drita është në krizë të rezultateve”.

”Unë disa herë e kam paralajmëruar largimin tim nga Drita, pasi e kam vrejtur që nuk do jemi ata të sezonit të kaluar. Por më kanë bërë ‘presion’ shtabi teknik, udhëheqësit që të qëndrojë. Qysh nga humbja me Lirinë, i kam thënë që të kërkojnë trajner të ri. Pas ndeshjes me Llapin kishte ardhur momenti i duhur të largohem. Një kohë shumë e shkurtër me shumë aventura dhe emocione, por u desh të largohesha unë që ti jap një frym të re skuadrës”, vazhdon ai, përcjell Periskopi.

”Kryesia e Dritës është e përbërë nga njerëz korrekt dhe profesional, me dy njerëz që kanë investuar shumë dhe nuk e kanë ditur që do jenë kaq të suksesshëm. Edhe për mua, objektivi ishte vendi i katërt apo eventualisht fitimi i kupës si rrugë më e shkurtër për të dalë në Europë. Megjithatë, fituam titullin e kampionit dhe Superkupën, që ishte një sukses goxha i madh”.

”Forma e Dritës ka të bëjë më shumë me largimet se sa me transferimet e lojtarëve. Ajo mbetet problemi i kryesisë dhe menaxhmentit se çfarë lojtarë transferuan. Po e them edhe publikisht, unë nuk kam pasur lidhje me transferimet e reja, nuk kanë qenë preferencat e mija. Ndoshta tregu i varfër ka detyruar t’i sjellin ata lojtarë në ekip. Por megjithatë kur në ekip ke lojtarë si Xhevdet Shabani, Bujar Shabani, Ardian Limani, Fidan Gerbeshi e të tjerë nuk duhet vajtuar ata që kanë shkuar”, përfundoi Bekim Isufi./Periskopi/

Shpërndaje në: