Bekim Jashari e emëron nënkryetar njeriun e PDK-së
Bekim Jashari kandidoi për Skënderajn me premtimin se do të qeverisë me njerëz jopartiakë, mirëpo duket se këtë premtim e ka mbajtur vetëm deri sa i ka siguruar votat e nevojshme.
Përveç që u pa pas zgjedhjeve me disa fytyra të njohura të PDK’së, ai ka emëruar edhe si nënkryetar të komunës që udhëheq, njërin prej tyre.
Bëhet fjalë për deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Nuredin Lushtakun, i cili është i afërm i kryetarit të deritashëm të kësaj komune, Sami Lushtaku.
E emërimin si nënkryetar të Skënderajt e ka pranuar edhe vetë Lushtaku për mediat.
‘ Po është e vërtetë, unë jam emëruar nënkryetar i Komunës së Skënderajt’, ka thënë Lushtaku.
Ndryshe, Skënderaj që ishte bastion absolut i PDK’së, u mor për herë të parë nga një kandidat tjetër, e që po del se është i afërt me zyrtarët e kaluar.



