Bekmi Haxhiu takohet me invalidin e luftës: Me Bedri Hamzën do të sigurohen protezat e nevojshme dhe rritje e pensioneve për 50%

Bekmi Haxhiu takohet me invalidin e luftës: Me Bedri Hamzën do të sigurohen protezat e nevojshme dhe rritje e pensioneve për 50%

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu ka takuar invalidin e luftës, Hamëz Islami, i cili ka humbur gjymtyrët gjatë luftës dhe jeton pa protezat e domosdoshme.

Për këtë, Haxhiu ka kritikuar Qeverinë Kurti në detyrë, që sipas tij “nuk ka treguar asnjë përkujdesje ndaj kategorisë së invalidëve të luftës së UÇK-së, e as ndaj invalidëve civilë të luftës”.

“Me Bedri Hamzën Kryeministër, do të sigurohen protezat e nevojshme, kujdesi shëndetësor për të gjithë invalidët, si dhe rritje e pensioneve për 50%.
Përkujdesja e shtetit ndaj atyre që sakrifikuan gjymtyrët e tyre në vijat e frontit është obligim moral, ligjor dhe shtetëror”, shkroi Haxhiu mes tjerash.

Bekmi Haxhiu bart numrin 109 në listën e PDK.
Postimi i plotë:

Kafe me invalidin e UÇK-së, Hamëz Islami, bashkëluftëtarin tonë, i cili tash e dy vite jeton pa protezën e domosdoshme, pasi ka humbur gjymtyrën gjatë luftës. Qeveria në ikje nuk ka treguar asnjë përkujdesje ndaj kategorisë së invalidëve të luftës së UÇK-së, e as ndaj invalidëve civilë të luftës.
Me Bedri Hamzën Kryeministër, do të sigurohen protezat e nevojshme, kujdesi shëndetësor për të gjithë invalidët, si dhe rritje e pensioneve për 50%.
Përkujdesja e shtetit ndaj atyre që sakrifikuan gjymtyrët e tyre në vijat e frontit është obligim moral, ligjor dhe shtetëror.
Bashkë. Përpara.

Shpërndaje në: