Belgjika anulon trajnimet e sotme për një arsye mjaft interesante
Belgjika ka anuluar trajnimet e sotme për shkak se u ka thënë lojtarëve të saj të shkojnë të pushojnë më mirë fizikisht.
Djajtë e Kuq u rikthyen në Moskë me një rezultat 3-0 të hënën kundër Panamasë në grupin G, shkruan Periskopi.
Lojtarët që nuk kanë qenë pjesë e ekipit startues të hënën, kanë qenë të ftuar për disa trajnime mjaft të rënda dje mirëpo ato trajnime nuk po vazhdojnë edhe sot.
Për këtë, është lëshuar edhe një njoftim për media, ku veç tjerash thuhet:
“Sesioni i trajnimit të sotëm është anuluar për arsye se lojtarët duhet të shkojnë e të pushojnë në mënyrë që të përgatiten më mirë fizikisht”./Periskopi/






