Bella Hadid e lidhur me reperin e famshëm? Kjo foto u jep fund të gjitha dyshimeve
Kohë më parë, një nga lidhjet që u përfol shumë në botë e showbizz-it ishte ajo mes modeles së njohur Bella Hadid dhe reperit të famshëm, Drake.
Por çifti nuk zbuloi asgjë në lidhje me këto, ndërkohë që e gjithë situata u mor si e mirëqenë nga fansat.
Ndërsa tani dyshimet u rikthyen sërish me këngën nga albumi më i fundit i Drake, në të cilën flet për epshin që ka për një femër. Ndërsa të gjithë dyshuan se ishte ajo, Bella vendosi që të reagojë!
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, ajo shprehet se mes saj dhe reperit nuk ka asgjë më shumë se shoqëri dhe i cilëson thashethemet si të pasjellshme.





