Bella Hadid pozon për “Vogue Arabia” (Foto)
Ajo është bërë një nga fytyrat më të njohura në botë. Kjo fytyrë e bukur është përzgjedhur që jetë në ballinën e revistës “Vogue Arabia”, për muajin shtator, shkruan Dailymail, transmeton Periskopi. Fotografitë i ka shkrepur dora e fotografit të njohur Karl Lagerfeld.
Modelja 20 vjeqare është dukur thjesht mahnitëse.
Ky numër i kësaj reviste do të intervistojë dy fytyrat e njohura Bellën dhe fotografin Lagerfeld.
“Kam udhëtuar pothuajse tre herë në javë. Saherë që kam ardhur kam porositur mish të pulës të skuqur”, ka thënë Bella.
Ndërkohë më tej ajo ka folur edhe për jetën e saj personale.
“Mendoj se jam duke dhënë shumë për mediet sociale. Por që gjithmonë duan shumë më shumë. Tash për tash privatësia ime më takon veq mua. Nganjëherë të kesh kufi të privatësisë është më mirë”. Ka thënë akjo më tej./Periskopi







