Bellerin e quan “special” interesimin e Barcelonës

Bellerin e quan “special” interesimin e Barcelonës

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin në muajin nëntor, por thuhet se po kërkohet me ngulm nga Barcelona për afatin kalimtar të verës.

Bellerin nisi karrierën te Barça, para se të largohej te Arsenali në vitin 2011, ndërsa tani thuhet se për të katalonasit kanë ofruar deri në 40 milionë euro për të zëvendësuar Dani Alvesin.

“Është mirë që shumë klube të mëdha po shprehin interes për mua, por është në nga të Barcelona që është speciale. Nuk harroj se jam rritur aty dhe nuk harroj qëndrimin në Barcelonë. Jam larguar sepse mendoja se klubi nuk kishte besim tek unë, nuk më dinte vlerën, isha i zhgënjyer”, ka thënë ai për “Sport”.

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger kishte thënë se raportimet që lidhin Bellerinin me Barçën janë vetëm spekulime.

Shpërndaje në: