Belloti te Juventusi? Allegri bën deklaratën befasuese

Belloti te Juventusi? Allegri bën deklaratën befasuese

Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri i ka mbyllur rrugën transferimit të golashënuesit të Serisë A, Andrea Belotti te ‘Zonja e Vjetër’.

Të paktën për sa kohë që ai të jetë nën drejtimin e bardhë e zinjve dhe në sulm luan Higuain.

Duke folur në konferencën për median para derbit me Torinon që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, Allegri foli për një dyshe të mundshme sulmi Belotti-Higuain:

“Belotti është një lojtar me perspektivë të madhe, e tregojnë numrat. Problemi është se do të ishte e pamundur të bëje të luajë bashkë me Higuain, madje edhe me mastiç”.

Shpërndaje në: