Bellucci puthje të zjarrtë me komedianin në mes të skenës (FOTO)

Bellucci puthje të zjarrtë me komedianin në mes të skenës (FOTO)

Ajo joshi publiku me rolin e saj me agjentin sekret James Bond gjatë paraqitjes së saj të fundit në filmin Specter.

Por Monica Bellucci që punoi me sharmin e saj të papërmbajtshëm duke përmbushur një rol prestigjioz si Mjeshtre e Ceremonive në ceremoninë e hapjes së 70-të vjetorit të Festivalit të Filmit në Kanë mbrëmjen e së mërkurës.

Modelja dhe aktorja italiane, 52 vjeçare, argëtoi mysafirët brenda Pallatit të Festivaleve dhe Kongreseve duke u puthur me mikpritësin e saj, komedianin francez Alex Lutz.

Duke vendosur një dorë mbi fytyrën e tij, ish-vajza Bond, Monica, e përkuli 38 vjeçarin dhe puthi me pasion buzët e tij përpara premierës së mbrëmjes së filmit të ri Ismael’s Ghost.

Ylli i zjarrtë tashmë kishte fituar vëmendjen në sajë të veshjes së saj – një fustan të hollë Dior, me vija me shkëlqim.

Më pas Monika përshëndeti ngrohtësisht presidentin e jurisë së Kanës Pedro Almodovar dhe anëtarët e tjerë të jurisë.

Shpërndaje në: