Belotti zgjedh klubin për sezonin e ri (FOTO)
Presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka konfirmuar planet e ekipit për sulmuesin Andrea Belotti.
Reprezentuesi italian kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.
Por, Cairo ka bërë të ditur se Belotti nuk do të largohet nga klubi italian.
“Belotti do të mbetet në Torino”, deklaroi Cairo për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.
“Ai do të mbetet me ne edhe në vitin e ardhshëm”, theksoi kreu i Torinos.




