“Bën seks dhe shëno gola!’ këshilla e Romarios për yllin brazilian në Kupën e Botës (Foto)
Romario ka thënë se Gabriel Jesus duhet të bëjë seks mjaftueshëm gjatë Kupës së Botës në mënyrë që ta udhëheq Brazilin drejt triumfit
Romario tani 52-vjeçar po shpreson shumë që Gabriel Jesus do të shkëlqejë në Kampionatin Botëror që do të fillojë pas një muaji në Rusi, transmeton Periskopi.
“Të bëj seks mjaftueshëm është njëra nga këshillat dhe ai duhet të bëjë sa më shumë kur ka ditë të lira,” ka thënë Romario për yllin e Cityt.
“Dhe, sigurisht, duhet të përqendroheni në ditët e ndeshjes dhe gjatë ndeshjeve.
“Unë besoj se Jesus është mjaft i vetëdijshëm për futbollin e tij dhe çfarë përfaqëson për kombin brazilian.
“Ai duhet të arrijë në Kupën e Botës dhe të shënojë një gol. Kjo është gjëja më e rëndësishme,”.
Kujtojmë që Romario e ka fituar Kupën e Botës me Brazilin në vitin 1994./Periskopi/




