Bën seks me prostitutën shqiptare, por tronditet nga çmimi

Bën seks me prostitutën shqiptare, por tronditet nga çmimi

Një prostitutë është sulmuar me grushte, sepse çmimi për performancën seksuale është vlerësuar i kripur nga klienti. E lënduara e ngjarjes së ndodhur në Siena të Italisë mbrëmjen e djeshme është një shqiptare 25 vjeçe.

Ajo u kontaktua përmes internetit nga një klient dhe fiksuan një takim në banesën e këtij të fundit në periferi të Sienës, rapotojnë mediat italiane.

Por, pas performancës seksuale, klienti nuk është kënaqur me çmimin që vajza i ka thënë për të paguar dhe kështu e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte.

25-vjeçarja arriti ti shpëtojë dhunës dhe u largua nga banesa dhe teksa doli në rrugë kërkoi ndihmën e disa kalimtarëve, që e transportuan në spitalin e Sienës.

Dhunuesi është denoncuar në gjendje të lirë.

Shpërndaje në: