Bën seks me të fejuarën, por tronditet nga ajo që i bën policia
Emlyn Culverwell 29 vjeç dhe Irina Nohai 27, janë arrestuar pasi ata shkuan për ekzaminim mjekësorë pasi Irina kishte dhimbje barku, raporton BBC.
Mjeku në detyrë zbuloi se ajo ishte shtatzënë dhe menjëherë pas kësaj u kërkoi certifikatën e martesës. Ajo kishte deklaruar se nuk kishte me vete, në këtë mënyrë mjeku ka lajmëruar policinë të cilët kanë arrestuar çiftin. Kjo për shkak se seksi jashtë martese në Emiratet e Bashkuara Arabe është ilegal.
Nëna e Emlyn Kulvervel ka dërguar një kërkesë për lirimin e tyre, duke thënë se “e vetmja gjë që ata kanë bërë gabim është se kanë rënë në dashuri me njeri-tjetrin”.

BBC gjithashtu raporton se Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe nuk e ka komentuar këtë gjë, ndërsa autoritetet e Afrikës së Jugut kanë njoftuar se nuk janë në gjendje të ndihmojnë çiftin pasi kjo është një çështje e brendshme e Emirateve.
Çifti dyshohet se ndodhet në burg që nga janari i këtij viti, mirëpo vetëm tani është bërë publik lajmi për arrestimin e tyre.
Culverwell ka punuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për pesë vitet e fundit.
Nëse shpallen fajtor për seks të paligjshëm, ata mund të përballen me një dënim të gjatë me burg. /Syri.net/



