Benatia: Allegri i ngjashëm me Guardiola

Benatia: Allegri i ngjashëm me Guardiola

Ish lojtari i Bayern Munchen dhe Roma  ka treguar se si ish trajneri i tij Guardiola dhe Allegri kanë ngjashmëri në mënyren e punës në stërvitje dhe qasjes së ndeshjeve.

“Allegri kërkon shumë gjëra të ngjashme që na kërkonte Guardiola te Bayerni. Të dy kërkojnë gjithmonë që të keni një qasje sulmuese dhe të keni iniciativën. Nëse jeni 0-0 në shtëpi, duhet të rrezikoni që të depërtoni. Allegri është garanci për ne, dhe unë jam i lumtur këtu”, ka thënë Benatia për Sky Sports.

Benatia është në formë huazimi nga klubi bavarez Bayern Munchen deri në fund të sezonit me mundësi të blerjes. /Periskopi.com

Shpërndaje në: